Klubi peqinas në krizë, ikin jabanxhinjtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 14, 2014 | 8:53

Klubi peqinas në krizë, ikin jabanxhinjtë

Shkumbini ekipSkuadra e Shkumbinit e ka mbyllur me humbje këtë kampionat, teksa u mund në transfertë nga Pogradeci me rezultatin 3-0. Trajneri Sokol Branica ka evidentuar edhe njëherë problemin financiar që ka përfshirë klubin. Nga burime pranë klubit mësohet se lojtarët kanë disa muaj pa u shlyer nga ana financiare dhe ende nuk dihet me siguri nëse ata do të likuidohen për pagat e prapambetura. Sa u takon përgatitjeve, ato do të vijojnë deri në fund të muajit me kohë më të reduktuar, ndërsa janë lënë të lirë të largohen futbollistët jabanxhinj. Ndërsa dy lojtarët argjentinas janë larguar rreth një javë më parë drejt Italisë, për shkak edhe të dëmtimit që pësoi në gju mesfushori Diego Rovira. Do të pritet të shihet gjatë javëve në vazhdim se çfarë do të ndodhë me skuadrën. Shkumbini po vuan krizën financiare dhe në këtë mënyrë nuk e ka të lehtë që të krijojë një grup cilësor.
Fatmir Ahmeti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"