“Klubi nuk do të nxitohet”, Telushi: S’kam rinovuar, një ofertë si e Trashit është e parefuzueshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2020 | 23:22

“Klubi nuk do të nxitohet”, Telushi: S’kam rinovuar, një ofertë si e Trashit është e parefuzueshme

I ftuar në studion e emisionin “Sport News Plus” të moderatores Daljana Sejdia, në televizionin “News 24”, mesfushori i Partizanit, Bruno Telushi, foli për situatën aktuale në klubin e kuq duke u shprehur:

Telushi

“Në këto 3 ndeshje kemi bërë mirë, pavarësisht se vuajtëm ndaj Laçit. Do të dalim nga kriza kur të sigurojmë Europën, atëherë do ta quajmë veten të dalë nga kriza.

Në qoftë se nuk arrijmë në Kupat e Europës, do të ishte dështim i madh për Partizanin. Ka bërë investim të madh klubi këtë vit dhe do të ishte dështim. Në të gjitha ndeshjet futemi për fitore, pavarësisht si del ndeshja. Edhe këtë sfidën me Laçin ashtu e kishim përgatitur, për t’i kapur në befasi me kundërsulme. Sulmuesit i kemi shumë të shpejtë dhe bëjnë më mirë kur nisen nga mesfusha se sa kur rijnë aty lartë.

Telushi

Të gjitha ndeshjet tani janë të vështira dhe do të futemi tek të gjitha për fitore, ndryshe s’ia dalim dot. I kapëm shumë herë në befasi futbollistët e Laçit. Me Skënderbeun dhe Kukësin, luajtëm lartë, bëmë ndeshje të mira, por në fund ka rëndësi 3 pikëshi.

Sormani është një trajner shumë kërkues dhe motivues. Punon shumë në fushë dhe me video-analiza. Të shikosh golat që kemi pësuar me Kukësin dhe Korçën, detyroi trajnerin që të mbronim mbrapa. I kemi gjërat të gjithë OK-i dhe shkojmë mirë.

Edhe unë jam në pritje si Albani, nuk kam firmosur akoma. Më mbaron kontrata e vjetër tani. Klubi nuk do të nxitohet, jo vetëm me mua dhe Albanin. Nga ky sezon ka marrë një mësim dhe s’do të përsëriten më gabime.

Në qoftë se do të jetë ndonjë ofertë që do ia vlejë nga jashtë pse jo. Na vijnë oferta normale nga jashtë që nuk ia vlejnë. Oferta e Trashit është një ofertë e mirë që nuk refuzohet, pavarësisht se atij i erdhi njëckë me vonesë. Unë mendoj që meriton më shumë, por ia doli”, u shpreh Bruno Telushi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"