Klubi në gjendje të vështirë financiare, trajneri “paguan” nga xhepi lojtarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 20, 2017 | 20:01

Klubi në gjendje të vështirë financiare, trajneri “paguan” nga xhepi lojtarët

Trajneri spanjoll Huan Karlos Garrido ka futur dorën në portofol për të ndihmuar futbollistët e tij. 48-vjeçari, i cili ka stërvitur edhe Vijarealin, Klub Bruzhin, Betisin e Al Ahlin, nga korriku ka marrë drejtimin e Razha Kazablankës, në Marok, skuadër që sezonin e kaluar e mbylli e treta kampionatin.

Juan+Carlos+Garrido+Villarreal+Training+Press+pz9nJD9hfkvl

Aktualisht, klubi po vuan probleme ekonomike, duke qenë se futbollistët kanë muaj që nuk marrin rrogë dhe tani kanë nisur të kërcënojnë se nuk do të stërviten më, protestë e nisur që nga gushti. Por siç nënvizon “Marca”, Garrido ka vendosur që të shuajë këtë protestë duke i dhënë hua parà disa prej lojtarëve: 3000 dihram (thuajse 270 euro) kongolezit Lema Mabibi (mesfushori 24 vjeç) dhe 1000 dihram (thuajse 90 euro) Samson Mbinguit, mesfushori 25-vjeçar i Kombëtares së Gabonit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"