Klubi ju bën gati valixhet, zbulohen 12 futbollistët që do të largohen përfundimisht nga skuadra italiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2020 | 0:00

Klubi ju bën gati valixhet, zbulohen 12 futbollistët që do të largohen përfundimisht nga skuadra italiane

Roma e këtij sezoni, është një ekip me shumë ulje-ngritje, kur njëherë të krijon përshtypjen se mund të luftojë për vendet në Ligën e Kampionëve dhe njëherë tjetër lë pikë me skuadrat e pjesës së poshtme të tabelës së klasifikimit.Roma

Në këtë situatë, drejtuesit kanë vendosur të bëjnë një spastrim të skuadrës, për të krijuar një ekip konkurrues për sezonin e ardhshëm. “Tuttosport” ka zbuluar se cilët lojtarë do të largohen nga verdhekuqtë dhe do të mbyllin kontratën përfundimisht.

Bëhet fjalë për Olsen, Karsdorp, Florenci, Huan Zhezus, Çoriç, Nzonzi, Gonalons, Pastore, Perroti, Shik dhe Defrel. Shumica nga këta futbollistë luajnë të huazuar në skuadra të ndryshme, por verdhekuqtë do të përpiqen që në verë t’i largojnë përfundimisht.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"