Klubi italian vjen me skenar të ri për Bajramin, ja sa kërkon Empoli për ta lënë të lirë mesfushorin e Kombëtares

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2022 | 23:25

Klubi italian vjen me skenar të ri për Bajramin, ja sa kërkon Empoli për ta lënë të lirë mesfushorin e Kombëtares

Merkatoja e Fiorentinës po punon vetëm në blerje lojtarësh. Drejtuesit e “vjollcëve” janë duke punuar për të vënë Nedim Bajramin nën urdhrat e trajnerit Vinçenco Italiano. Trekuartisti shqiptar është një lojtar që shihet me një interes të madh dhe i rëndësishëm në sezonin e kaluar me fanellën e Empolit. Fiore ka vënë profilin e tij në listën e përforcimeve të mesfushës për skuadrën e sezonit të ardhshëm.

NEDIM BAJRAMI 1

PRESIDENTI KORSI – Numri një i Empolit, Fabricio Korsi, nuk ka vënë veton për lojtarin, i cili edhe mund të largohet. Por ka formuluar një kërkesë zyrtare për të: 10 milionë euro. Për një shifër më të ulët, është shumë e vështirë që Bajrami të largohet nga Empoli.

ZURKOVSKI-BAJRAMI – Nedimi dhe agjenti i tij, Fali Ramadani, kanë hapur shitjen, duke bërë publike dëshirën e mesfushorit për të kaluar te Fiorentina. Megjithatë, negociatat nuk kanë nisur ende mes dy klubeve toskane.

Në fakt, Fiore po reflekton për shumën e kërkuar nga Empoli. Lëvizja që mund të zhbllokojë marrëveshjen me një zbritje të thellë mund të jetë përfshirja e Zurkovskit në negociata, të cilit i mbaroi huazimi tek Empoli dhe tani u rikthye në Firence.

Sugjerimi i ri është ai që do ta shihte Zurkovskin të futet në negociatat për Bajramin, me dëshirën për të përgjysmuar pjesën e 10 milionë eurove, një marrëveshje që do ta çonte Bajramin te Fiorentina.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"