Klubi italian nuk bën ulje për talentin e tij, Juventus Inter dhe Milan duhet të “zbrazin xhepat”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 12, 2020 | 16:00

Klubi italian nuk bën ulje për talentin e tij, Juventus Inter dhe Milan duhet të “zbrazin xhepat”

Bresha kërkon 50 milion euro për Sandro Tonalin dhe nuk do të bëjë ulje. Mesfushori italian kërkohet nga disa skuadra të mëdha italiane si Juventus, Inter apo Milan që nuk ofrojnë më shumë se 30 milionë euro për kartonin e tij.

tonali.brescia.2019.20.750x450

Tonali bëri paraqitjen e parë në Seria A, por Bresha duket drejt rënies nga kategoria dhe mesfushori nuk do të qëndrojë më në skuadër. “Gazzetta Dello Sport” raporton se Bresha nuk do ta shesë më lirë se çmimi 50 milion euro, por Juventus, Inter dhe Milan nuk ofrojnë më shumë se 30 milion euro për Tonalin.

Sandro Tonali ka shënuar 1 gol dhe ka dhuruar 6 asiste në 29 ndeshje të Serisë A.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"