Klubi italian në negociata me lojtarin e Interit, zikaltërit i vendosin çmimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2020 | 14:21

Klubi italian në negociata me lojtarin e Interit, zikaltërit i vendosin çmimin

Sipas “Sky Sport Italia”, Interi kërkon 3 milionë euro për Antonio Kandrevën, për të cilin interesohet Sampdoria. 33-vjeçari është një objektiv i Sampdorias, që ka konfirmuar se po punon për të gjetur një marrëveshje.

kandreva

Raportohet se Interi kërkon 3 milionë për Kandrevën dhe nuk do pranojë ulje të çmimit. Kandreva nuk ka qenë i bindur për një kalim tek Sampdoria, por gjatë negociatave ka ndërruar mendim. Kontrata e tij me zikaltërit skadon në 2021.

Sezonin e kaluar, Kandreva bëri 40 paraqitje me Interin, ku shënoi 7 gola dhe dhuroi 9 asiste.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"