Klubi italian largon 10 lojtarë në një ditë, federata nis hetimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2020 | 23:45

Klubi italian largon 10 lojtarë në një ditë, federata nis hetimet

Klubi i Serisë B Livorno është nën hetim pasi presidenti Aldo Spineli largoi 10 lojtarë të skuadrës në një ditë. Zima, Silvestre, Viviani, Rizo, Roka, Stojan, Marras, Ferrari, Brignola dhe Simoviç u përjashtuan.

livorno futboll

Ky përjashtim i lojtarëve erdhi pas humbjes 2-0 në shtëpi kundër Venecias, dhe tashmë janë pothuasje të rënë në Serinë C. “Kontratat e të gjithë atyre futbollistëve do të skadojnë sot dhe do të largohen” tha Spineli për “Tuttomercatoweb”.

“Ne jemi tani në Seria C dhe rinovimi me to do ishte humbje parash. Pas asaj humbjeje kundër Venecias është e kotë që ata të qëndrojnë.

Federata italiane e futbollit do fillojë një hetim për presidentin e Livornos për këto largime të lojtarëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"