Klubi i Tomorit prezanton stafin, kryebashkiaku i fsheh në… tunel

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2022 | 10:23

Klubi i Tomorit prezanton stafin, kryebashkiaku i fsheh në… tunel

Trajneri i Tomorit, Klodian Arbëri, është prezantuar dje dhe menjëherë ka nisur punën. Po kaq interes ka shfaqur edhe një tjetër detaj interesant, ajo e zv.trajnerit.

KLODIAN ARBERI

Një tjetër emër i njohur i futbollit beratas, ish-sulmuesi dhe ishkapiteni, Edmond Gjata, do të jetë krahu i djathtë i Arbërit. Në stafin teknik bëjnë pjesë edhe përgatitësi i portierëve, Madrid Muxhaj, si dhe ishqendërmbrojtësi Elton Fani, që aktualisht luan rolin e fizioterapistit te Tomori.

PREZANTIMI – Për të prezantuar stafin e ri, në ambientet e stadiumit ka ardhur vetë kryebashkiaku i Beratit, ErvinDemo, i cili për shkak të detyrës mban edhe pozicionin e presidentit të Tomorit. Për fat të keq, prezantimi para ekipit nuk u krye në fushë, por në dhomat e zhveshjes.

Ka qenë urdhër i vetë kryebashkiakut për “të fshehur” stafin e ri, me kushtin që mos të ishte prezent media. Madje, kur po dilte nga stadiumi, Demo është pyetur përse nuk u lejua media në prezantimin e stafit të ri dhe ai u përgjigj me prepotencë: “Se kështu doja unë. Dhe në shtëpinë time askush nuk mund të futet pa lejen time”.

KLODIAN ARBËRI – Si trajner i ri i Tomorit, për “Panorama Sport”, këto janë fjalët e para të trajnerit Klodian Arbëri: Jam shumë i emocionuar nga kjo përgjegjësi që më është ngarkuar si trajner i Tomorit.

Më duhet të falënderoj për besimin e dhënë kryebashkiakun Ervin Demo dhe donatorin Gramoz Toto. Besoj shumë që bashkë me futbollistët dhe stafin tim ndihmës, të punojmë dhe të kryejmë me përgjegjësi këtë detyrë. Të drejtosh Tomorin është vërtetë një peshë e rëndë sa i takon anës profesionale.

Eksperienca ime si futbollist, si bashkëpunimi i ngushtë me partnerin dhe ndihmësin tim, Edmond Gjata, si dikur në fushë kur luanim në vijën e sulmit, do të jetë po kaq produktive edhe në rolin e trajnerëve.

Pres që përkushtimi im si trajner të ketë edhe mbështetjen maksimale të tifozërisë beratase dhe të prezantohemi së bashku me skuadrën në nivele të larta, ashtu sikur i ka hije Tomorit”.

ST

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"