Klubi i Tiranës vendos shpërblim për kualifikimin, shuma ngelet “mister”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2018 | 12:51

Klubi i Tiranës vendos shpërblim për kualifikimin, shuma ngelet “mister”

Tirana luan vetëm për kualifikimin sot. Pasi siguruan Superkupën, bardheblutë tashmë duan ngjitjen në elitë dhe Kupën e Shqipërisë.

tirana

Duke qenë se rrugën drejt Superiores e kanë “shtruar”, tashmë do të bëjnë çmos për kalimin në gjysmëfinale, i cili do t’u jepte mundësi që të mbeteshin në garë për këtë trofe. Edhe pse këtë vit militojnë në të Parën, duan që të shkojnë në Ligën e Europës dhe shansi i vetëm është fitimi i kupës.

tirana

Ndaj, për të motivuar grupin, klubi ka vendosur që të japë shpërblim në rast se kalohet ky raund. Shuma mbetet ende “mister”, megjithatë gjasat janë që sot në analizë t’u komunikohet futbollistëve edhe shifra, e cila do t’i karikonte më shumë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"