Klubi i Serisë A kërkon Ismajlin, presidenti i Empolit e tepron me çmimin e kartonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 2, 2022 | 18:17

Klubi i Serisë A kërkon Ismajlin, presidenti i Empolit e tepron me çmimin e kartonit

Ardian Ismajli po bëhet gati për fillimin e sezonit të ri në Serinë A me bindjen se mund të kthehet të jetë titullar i paprekshëm në radhët e Empolit. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare kaloi një sezon me shumë luhatje në radhët e toskanëve të cilët menduan edhe largimin e tij pasi kishte interesim për të.

ISMAJLI

Por interesimi i klubeve të tjera nuk është përkthyer në ofertë, edhe për faktin se mediat italiane raportojnë që Empoli vendos gjithmonë çmime mbi vlerësimin e tregut për lojtarët mbi të cilët ka mëdyshje nëse do të vazhdojnë apo jo të jenë pjesë e tij.

Kështu ka ndodhur së fundmi edhe me interesimin e skuadrës së Salernitanës për qëndërmbrojtësin e kombëtares shqiptare. Klubi ku aktivizohet Federik Veseli e shihte Ismajlin si një lojtar të vlefshëm për të përforcuar prapavijën. Por sipas Xhanluka Di Marzio, çmimi që ka vendosur presidenti i Empolit, Korsi, ka bërë që klubi i qytetit të Salernos ta cilësojë shumë të shtrenjtë futbollistin e përfaqësueses kuqezi dhe të kthejë sytë drejt objektivave të tjerë në merkato.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"