Klubi i sapongjitur në Serinë A nuk ndalet, i ofron mesfushorit të Milanit kontratë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2020 | 23:43

Klubi i sapongjitur në Serinë A nuk ndalet, i ofron mesfushorit të Milanit kontratë

Xhiakomo Bonaventura raportohet se ka marrë oferta nga Benevento, Atalanta dhe Torino pasi kontrata e tij me Milanin është gati të skadojë. Mesfushori ka qenë në “San Siro” për një dekadë por mesa duket nuk është pjesë në planet e së ardhmes.

bonaventura

Torino ka qenë prej kohësh një kandidat për shërbimet e Bonaventurës, me mesfushorin që mund të marrë në konsideratë edhe një rikthim tek Atalanta. “SportItalia” pretendon se klubi i sapongjitur në Serinë A, Benevento i ka ofruar Bonaventurës një kontratë dy vjeçare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"