Klubi i Premier Ligës vatër e “nxehtë” e koronavirusit, anullon stërvitjet dhe rrezikon ndeshjen…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2020 | 14:58

Klubi i Premier Ligës vatër e “nxehtë” e koronavirusit, anullon stërvitjet dhe rrezikon ndeshjen…

Koronavirusi nuk ka kursyer edhe klubin historik të Njukasëll Junajtid. Skuadra angleze është goditur nga pandemia ditën e dielë ku shumë futbollistë të saj u infektuan pa u përmendur shifra e saktë në opinionin publik.

Newcastle-United-v-Liverpool-FC---Premier-League-9966cf33bf1fa8c93e0dd5ccf21f3a03

Trajneri bardhezi Stiv Brus ka anuluar stërvitjen deri ditën e mërkurë nga ku të gjithë lojtarët dhe stafi i Njukasëllit do të testohen sërish me kontrollin rutinë të tamponin. Ndeshja e rradhës e “qymyrxhinjve” është ndaj Aston Vilës ditën e premte, dhe sipas raportimeve të shumta në mediat britanike thuhet se kjo ndeshje është në rrezik për t’u zhvilluar.

Njukasëll-Aston Vila do të ishte ndeshja e parë me tifozë në Premier Ligën angleze pas vendimit të marrë nga qeveria dhe kryeministri britanik për lejimin nga data 2 dhjetor deri në 2 mijë tifozë për ndeshje në qytetet me risk të ulët infeksioni.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"