Klubi i Premier Ligës në zi, shqiponja e “Selhurst Park” pëson infarkt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2020 | 22:39

Klubi i Premier Ligës në zi, shqiponja e “Selhurst Park” pëson infarkt

Kristal Palasi është në zi, pasi maskota e klubit të tyre, shqiponja Kajla, nuk jeton më. Shqiponja e famshme qerose vuante nga një sëmundje e rëndë gjatë muajit të fundit dhe pavarësisht se tifozët tentuan ta shpëtojnë duke mbledhur 3000 paund, nuk ia dolën dot. Ajo pësoi infarkt. Kalja u bë maskota e klubit në vitin 2010.

29821636-0-image-a-109_1592576995759

Ajo fluturonte në stadiumin “Selhurst Park” përpara çdo ndeshjeje dhe gjatë pushimit të 45 minutave të para. “Është një lajm që po jua përcjellim me dhimbje dhe trishtim të madh, por duam t’ju informojmë se Kajla, shqiponja jonë e bukur qerose, u nda nga jeta pasi pësoi një infarkt fatal”, thuhej në deklaratën e fondacionit “Eagle Heights Wildlife”, ku edhe ajo jetonte. Pas këtij lajmi, qindra tifozë shprehën trishtimin e tyre në rrjetet sociale.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"