Klubi i Premier Ligës kërkon shërbimet e një bomberi, përfiton nga situata e komplikuar e Ikardit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2020 | 18:31

Klubi i Premier Ligës kërkon shërbimet e një bomberi, përfiton nga situata e komplikuar e Ikardit

Skuadra e Çelsit ka hedhur sytë nga sulmuesi argjentinas, Mauro Ikardi, i cili akoma nuk ka gjetur qetësi edhe pse u largua nga zikaltërit me të cilët pati përplasje.icardi.psg.muscoli.2020.750x450

27-vjeçari është në huazim me të drejtë blerje te PSG-ja, mirëpo tensionet e fundit midis tij dhe trajnerit Tomas Tuhel mund të ndikojnë në vendimin e drejtuesve për të mos e blerë.

Kjo ka shtyrë skuadrën e Çelsit të hedhë sytë nga argjentinasi, për shkak se trajnerit Frenk Lampard i duhet një bomber i cili shënon të paktën 30 gola në sezon dhe kush më mirë se Ikardi mund ta zgjidhë këtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"