Klubi i parë në Kampionatin Anglez që dhuron 30% të pagës, vetëm se kanë një kusht

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2020 | 19:59

Klubi i parë në Kampionatin Anglez që dhuron 30% të pagës, vetëm se kanë një kusht

Lojtarët e Mançester Junajtid janë të parët në Premier Ligë që kanë vendosur të dhurojnë 30% të rrogës së tyre për një muaj, me kushtin e vetëm që paratë të përdoren për spitalet e Mançesterit.

mancester junajtid

Ky raportim vjen nga “Daily Mail”, i cili gjithashtu sqaron se rrogat e futbollistëve të Juanajtid arrijnë deri në 375.000 paundë në javë.

Junajtid feston

Ideja ishte e CEO-s, Ed Woodward, që më pas e diskutoi me kapitenin Herri Meguajër. Mbrojtësi anglez më pas e diskutoi me lojtarët e tjerë të ekipit, të cilët sipas raportimit kanë rënë dakort.

Meguajer

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"