Klubi i njohur rus “shënjestron” Hysajn, kapiteni i Shqipërisë në listën e dëshirave të moskovitëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2020 | 22:27

Klubi i njohur rus “shënjestron” Hysajn, kapiteni i Shqipërisë në listën e dëshirave të moskovitëve

Elseid Hysaj ka rënë në “valët e radarit” të Spartak Moskës. Kapiteni i Shqipërisë ende nuk ka rinovuar kontratën me Napolin dhe në këtë pikë po tenton të ndërhyjë klubi i njohur rus.
0bf4b-16004456663105-800
“Tuttomercatoweb” raporton se Spartak Moska po shikon si alternativë të parë në krahun e djathtë të mbrojtjes futbollistin e Totenhemit Serzh Orje. Nëse bardhekuqtë nuk ia dalin të transferojnë futbollistin nga Bregu i Fildishtë, atëherë do të tentohet blerja e Elseid Hysajt.

Megjithatë, raportime të tjera nga Italia thonë se mbrojtësi shqiptar i Napolit do të rinovojë kontratën me klubin e kaltër pas një periudhe të gjatë negociatash dhe mosmarrëveshjesh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"