Klubi i njohur italian nuk do jetë në lojën e famshme “FIFA21”, nuk i dha licencën për emrin e ekipit dhe të lojtarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2020 | 16:53

Klubi i njohur italian nuk do jetë në lojën e famshme “FIFA21”, nuk i dha licencën për emrin e ekipit dhe të lojtarëve

“EA Sports” ka njoftuar se Roma nuk do jetë në lojën e famshme “FIFA21”, pasi klubi Italian nuk i ka dhënë licencën të përdorin emrin e klubit dhe të lojtarëve. “AS Roma” do të ndryshohet në “Roma FC” në lojën e ardhshme të “FIFA 21”, njëlloj siç bëri një vit me parë me Juventusin që i’a ndryshoi emrin në “Piemonte Calcio”.

Roma

“AS Roma” do jetë tani “Roma FC” në lojën FIFA21”, thuhet në deklaratën zyrtare të “EA Sports”. Interi në krahun tjetër ka nënshkruar një parteritet për shumë vite me “EA Sport”.

“Kjo është një marrëveshje me “EA Sports” që do i garantojë kënaqësi lojtarëve dhe tifozëve brenda dhe jashtë fushës”, tha Alesandro Antoneli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"