Klubi i njohur i Bundesligës 20 ndeshje pa fitore, shikoni çfarë bëjnë tifozët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2020 | 22:32

Klubi i njohur i Bundesligës 20 ndeshje pa fitore, shikoni çfarë bëjnë tifozët

Shalke 04, një nga klubet më me histori në futbollin gjerman, është duke kaluar një moment tepër të vështirë. Plot 20 ndeshje pa fitore! Ky fakt ka “xhindosur” tifozët, të cilët pas barazimit 1-1 në shtëpi ndaj Unio Berlinit, nuk kanë duruar më.

Shalke

Afro 100 ultras të Shalkes kanë qenë jashtë stadiumit ditën e sotme, duke e rrethuar impiantin modern me synimin që të flisnin me futbollistët.

Në 4 javët e para të kampionatit Shalke ka regjistruar vetëm 1 pikë, duke mbajtur vendin e parafundit. Sfidën e radhës blutë do e luajnë në transfertë ndaj Dortmund.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"