Klubi i njohur anglez ndryshon pronësi, kalon në duart e një 22- vjeçari

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2020 | 9:28

Klubi i njohur anglez ndryshon pronësi, kalon në duart e një 22- vjeçari

Pronari i Sandërlendit, Stjuart Donald, ka rënë dakord që t’i shesë klubin një konsorciumi, i cili drejtohet nga Kiril Lui Dreyfys, djali i ish-pronarit të Marsejës, Robert dhe pronarit aktual të pakicës së aksioneve Juan Sartori.Ibra gol Sanderlendit

Sandërlendi, i cili deri pak vite më parë militonte në Premier Ligë, por sot ka zbritur në Ligën e Parë, pritet shumë shpejt që të ndërrojë pronësi dhe të kalojë në duart e 22-vjeçarit Kiril.

Donald, do të vazhdojë të mbajë 15% të aksioneve të klubit sipas “The Guardian”, ndërsa ai është përpjekur gjatë gjithë këtij viti që t’ia shesë aksionet Sartorit, i cili aktualisht zotëron 20% të aksioneve në “Stadium of Light”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"