Klubi i Kukësit merr vendim për 3 ndeshjet e radhës, protestë ndaj arbitrimit në Korçë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2017 | 22:53

Klubi i Kukësit merr vendim për 3 ndeshjet e radhës, protestë ndaj arbitrimit në Korçë

Bordi drejtues i Kukësit, është mbledhur menjëherë pas humbjes me Skënderbeun në Korçë. Aty u diskutua për takimin e djeshëm, si dhe klubi ka vendosur objektivat për 3 ndeshjet e radhës.

Gjithashtu, drejtuesit protestojnë për arbitrimin jo korrekt, dhe denoncon për goditjen e Gledi Micit ndaj lojtarit Ethemi. Ja reagimi i plotë për shtyp.

gjici

Sot paradite është mbledhur bordi i FK Kukësit ,ku bëjnë pjesë lojtarët më të vjetër dhe më me pervojë si dhe stafi.Në këtë mbledhje u diskutua në lidhje me takimin e djeshem ku ekipi nuk i fitoi në Korçë 3 pikë shumë të vlefshme dhe që ishin mundesia për tu afruan  me rivalin kryesor Skëndërbeu. Në ditët në vazhdim stafi teknik do të analizojë me përgjegjësi  të gjitha gabimet që çuan në këtë humbje,dhe marrjen e masave për ndeshjet në vazhdim. Gara vazhdon asgjë nuk ka përfunduar, dhe ekipi do të bëjë më të mirën për të arritur objektivin kryesor, fitimin e kampionatit.

Nga presidenca u vendos  objektivi,që në tre javët në vazhdim marrjen e 9 pikëve  me Lushnjen, Teuten dhe Luftetarin.

ethemi

Klubi proteston dhe ndaj arbitrimit për mos korrektesi. Kjo u pa që në fillim të takimit ku lojtari i Skëndërbeut, Gledi  Mici goditi lojtarin tonë Ethemin,duke e bërë këtë të fundit të pamundur ti sherbente ekipit me maksimumin e tij, e për pasoj  u detyrua të lëre fushën e lojës.

Klubi gjithashtu ka rezerva edhe në dhënien e kartonit të dytë të verdhë dhe nxjerrjen jasht loje të Vangjelit, i cili ishte dhe vete i vetëdijshëm, sa e priti me qetësi  vendimin e arbitrit për ta nxjerrë nga loja në minutën e 77.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"