Klubi i Kategorisë Superiore e merr seriozisht, dietë dhe minifazë përgatitore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 19, 2020 | 11:15

Klubi i Kategorisë Superiore e merr seriozisht, dietë dhe minifazë përgatitore

Nën masa të rrepta dhe me një kontroll të lartë, duke ruajtur edhe distancën, skuadra e Bylisit ka zbritur në fushën e stërvitjes në qytetin e Ballshit. Kujtojmë që ambientet janë dezinfektuar dhe nga ana e klubit janë marrë masat e nevojshme, duke aplikuar edhe distancën e futbollistëve që në startin e përgatitjeve.

BYLIS

Në fakt, lojtarët e Bylisit kanë qenë të gjithë në ambientet e “Adush Muçës”, ndërsa seanca e parë ka qenë e karakterit shkrydhës, duke qenë se lojtarët vijnë nga një periudhë e gjatë mungese e një procesi të rregullt stërvitor.

BYLIS3

Ndërsa nga sot, nga klubi do të ketë edhe një dietë enkas për lojtarët në mënyrë që të shmangen edhe ato raste, që mund të jenë edhe mbipeshë. Pozitive është fakti që në qytetin e Ballshit nuk ka pasur raste siç e ka ndodhur dhe kjo nuk mund tëprivojë rikthimin në jetën e përditshme të skuadrës, ndryshe nga disa qytete të tjera.

BYLIS4

Ballshiotët kështu nisin përgatitjet për sfidën e planifikuar në datën 3 qershor, kur në Ballsh vjen skuadra kryesuese e Tiranës. Kampionati është në një pikë nevralgjike për Bylisin që ndodhet shumë afër zonës “playout”, por edhe jo larg Europës aq më tepër që lufton edhe në Kupën e Shqipërisë për t’i shkuar deri në fund kompeticionit.

BYLIS MASAT

MINIFAZA – Në Ballsh kanë menduar që këtë periudhë të paktë stërvitore ta shfrytëzojnë edhe si njëminifazë. Grumbullimi në hotel, por edhe stërvitje në të dyja fushat, duke qenë se klubi ka marrë masat duke dezinfektuar ambientet dy ditë më parë. Trajneri Dovedan dhe stafi i tij duket se kanë planifikuar një program ekstra që të paktën për dhjetë ditë ngarkesat të jenë njësoj si në fazë përgatitore me grumbullimin në kushtet e shtëpisë.

E. SALIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"