Klubi i Kategorisë së Parë shpall “non grata” gjyqtarin: Kamikaz dhe sahanlëpirës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2018 | 11:51

Klubi i Kategorisë së Parë shpall “non grata” gjyqtarin: Kamikaz dhe sahanlëpirës

Humbja 2-1 në Rrogozhinë nuk është përtypur prej Turbinës. Klubi ka dalë në një komunikatë për mediat, duke reklamuar hapur gjykimin e kryesorit Bekris Dragusha (të kolegjiumit të Shkodrës) pas transfertës të javës së 8-të. Cërrikasit e shpallin “non grata”, ndërsa e konsiderojnë tendencioz arbitrimin e tij dhe anësorëve. “Jemi ende të shokuar nga gjykimi tendencioz i një arbitrimi mjaft të dobët, të kryesuar nga Dragusha dhe dy anësorët.

10407730_10202213602976282_8061856244372953959_n

Ne si klub e dënojmë ashpër këtë gjyqtar sahanlëpirës dhe e shpallim ‘non grata’. Ai nuk mund të tallet me djersën e lojtarëve dhe as me financat tona e taksat e taksapaguesve cërrikas. Ky gjyqtar palaço dhe i pafytyrë e bëri baltë. Jo vetëm që akordoi 5 minuta shtesë, por dha edhe 4 a 5 minuta të tjera nga koka e vet, çka bëri që ndeshja të mbyllej në orën 15:55.

45393990_1833048970141281_1333436918473424896_n

Është turp i madh që këta gjyqtarë arbitrojnë dhe ne kërkojmë nga Federata Shqiptarë e Futbollit të merren masa ndaj këtij arbitri kamikaz. Goli i dytë i Egnatias ishte faull i pastër, pasi lojtarët rrogozhinas kanë rrëzuar portierin Demollari. Pasi e kanë shkelur, më pas kanë shënuar.

34830fcf-f880-4965-b64c-c8027f179606

Ne nuk mund t’i durojmë më këta gjyqtarë të paskrupullt, që po tallen me ne në çdo ndeshje. Shpresojmë shumë që të mos ndodhin më këto arbitrime skandaloze ndaj nesh, në të kundërtën ne si klub nuk do të mbajmë përgjegjësi”, kështu e mbyllte klubi komunikatën për mediat për ndeshjen EgnatiaTurbina.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"