Klubi i Kategorisë së Parë “samit” në bashki, negociata për… rinovimet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2022 | 11:40

Klubi i Kategorisë së Parë “samit” në bashki, negociata për… rinovimet

Intensifikohen lëvizjet në kampin e Tomorit.

tomori-besa

Klubi synon që gjithçka të jetë gati brenda ditës kur do të nisë faza përgatitore.

Për këtë arsye, hapi i parë do të jetë rinovimi i kontratave. Me këtë pjesë duket se do të merret vetë kryebashkiaku, që ka edhe statusin e presidentit.

Ervin Demo do të ulet me një pjesë të mirë të futbollistëve për të diskutuar në mes tyre të gjitha modalitetet dhe kushtet e kontratës. Futbollistët që do të jenë pjesë e listës së trajnerit, do të firmosin për të kaluar drejt e në procesin stërvitor.

“Panorama Sport” ka mësuar se ditën e martë, kryebashkiaku do të presë në zyrë skuadrën edhe Klodian Arbërin.

Futbollistët do të paraqesin kushtet e tyre financiare, ndërsa nga ana e tij presidenti së bashku me specialistët e financës dhe drejtuesit e klubit do të ofrojnë të tyret.

Nëse gjendet akordi, do të kalohet te nënshkrimet. Kujtojmë se Bashkia Berat është aksionere e vetme e Tomorit, ndërsa ka në krah edhe një grup donatorësh.

Ky shihet si një avantazh i madh për një buxhet të pranueshëm dhe të garantuar për gjithë kampionatin e ri.

Gazeta mëson se krahas pagave shumë të kënaqshme që marrin nga klubi, futbollistët do të marrin edhe paradhënie dhe ky fakt mund t’i shtyjë futbollistët drejt Beratit.

Kjo praktikë e ndjekur nga kryebashkiaku Demo para çdo sezoni futbollistik ka rezultuar mjaft efikase me jabanxhinjtë.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"