Klubi i Kategorisë së Parë “pazar” te skuadra shqiptare në Mal të Zi, firmos me mesfushorin 23-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2021 | 10:14

Klubi i Kategorisë së Parë “pazar” te skuadra shqiptare në Mal të Zi, firmos me mesfushorin 23-vjeçar

Burreli nuk ndalet në merkato, merr edhe një mesfushor. Këtë herë “Pazar” kanë vendosur që të bëjnë në Mal të Zi, më konkretisht te Deçiçi (skuadër që e mbylli pjesën e parë të sezonit në vendin e dytë).

Burreli

Bëhet fjalë për Leon Ujkajn, mesfushorin 23-vjeçar. Ai është aktivizuar në 9 ndeshje nga 19 të mundshmet dhe ndoshta mungesa e hapësirës ka bërë që të zgjedhë Shqipërinë për të vijuar karrierën. Marrëveshja është arritur tashmë, madje lojtari edhe është prezantuar prej matjanëve.

Kujtojmë se tek ekipi i drejtuar nga Samuel Nikaj më herët ka afruar edhe kosovarin Ardjan Shaljanin, ndërsa janë shumë pranë akordit edhe me Erisotel Kolecin e larguar dje nga Besa.

DRITAN KURTI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"