Klubi i Kategorisë së Parë “pa frena”, teston 6 serbë në miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2021 | 12:20

Klubi i Kategorisë së Parë “pa frena”, teston 6 serbë në miqësore

Të premten pasdite në stadiumin e Lezhës kanë ardhur plot gjashtë futbollistë serbë, të cilët me ndërmjetësimin e mesfushorit të Besëlidhjes, Milan Gjorgjeviç, do të provohen.

Beselidhja

Bëhet fjalë për emra si Zarko Iliç, Zeljko Sreçkoviç, Marko Jeremiç, Milutin Cimesa, Sreçko Milivojeviç dhe Nikola Zerjal.

Në miqësoren e së shtunës u aktivizuan të gjashtë, por trajneri Bruka ishte i pakënaqur me performancën e tyre. Mbetet për t’u parë nëse ndonjë prej tyre do të qëndrojë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"