Klubi i Kategorisë së Parë “pa frena” në merkato, rrëmben një tjetër lojtar të Partizanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2021 | 19:18

Klubi i Kategorisë së Parë “pa frena” në merkato, rrëmben një tjetër lojtar të Partizanit

Pas Kevi Llanajt, skuadra e Erzenit, që militon në Kategorinë e Parë, ka firmosur me një tjetër ish-futbollist të Partizanit. Bëhet fjalë për Anteo Osmanllarin, që ditën e sotme ka firmosur më shijakasit e Nevil Dedes.

anteo osmanllari

22-vjeçari, produkt i akademisë së Skënderbeut, ishte pjesë e klubit të kuq sezonin e shkuar, teksa më së shumti u aktivizua tek ekipi B i Partizanit, teksa tashmë do të nisë një aventurë të re.

Osmanllari

Në fund të sezonit, Osmanallari, shkëputi bashkëpunimin me kryeqytetasit. Gjatë karrierës së tij, mbrojtësi është aktivizuar me disa skuadra si Turbina, Pogradeci, Skënderbeu, Burreli dhe Korabi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"