Klubi i Kategorisë së Parë nuk ndalet, zyrtarizon afrimin e mbrojtësit 29-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2021 | 17:28

Klubi i Kategorisë së Parë nuk ndalet, zyrtarizon afrimin e mbrojtësit 29-vjeçar

Turbina vazhdon me përforcimet në skuadër. Afrimi i radhës te cërrikasit është mbrojtësi Florian Daci.

FLORIAN DACI

Ka qenë vetë klubi, që ka zyrtarizuar mbrojtësin 29-vjeçar si afrimin më të ri në skuadër. Daci shihet si një përforcim i rëndësishëm në prapavijë, kjo edhe për shkak të eksperiencës së tij.

Mbrojtësi vjen nga Tomori me të cilët u bashkua në merkaton e verës, pas eksperiencave të mëparshme me skuadrat kosovare të Llapit dhe Lirisë dhe Kastriotit e Naftëtarit në Shqipëri, teksa ka qenë gjithashtu edhe pjesë e Turbinës në të kaluarën, më saktë nga viti 2016 deri në vitin 2018.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"