Klubi i Kategorisë së Parë nuk ndalet në merkato, rrëmben edhe… sulmuesin Gashi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 18, 2020 | 22:06

Klubi i Kategorisë së Parë nuk ndalet në merkato, rrëmben edhe… sulmuesin Gashi

Klubi i Egnatias vazhdon me përforcimet cilësore në merkato. Rrogozhinasit, të cilët këtë sezon  do të synojnë fuqishëm Superioren, kanë arritur akordin edhe me futbollistin e talentuar Dren Gashi. Lajmi është konfirmuar nga vetë kosovari, i cili në një prononcim për “Gazetën Olle”, konfirmoi se do të jetë pjesë e Egnatias.

Gashi

“Kam arritur marrëveshje me drejtuesit e klubit të Egnatias. Jam optimist që duke dhënë maksimumin, do t’i arrijmë objektivat e klubit”, u shpreh ai.

Kjo është eksperienca e parë e sulmuesit në Shqipëri. Gashi së fundi ishte pjesë e Ferizajt në kampionatin kosovar, ku bëri paraqitje të shkëlqyera në aspektin personal.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"