Klubi i Kategorisë së Parë në “ajër”, dilema edhe për stolin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2021 | 0:42

Klubi i Kategorisë së Parë në “ajër”, dilema edhe për stolin

Po mbushet një javë nga mbyllja e sezonit, por Besëlidhja nuk ka asnjë lëvizje sa i përket merkatos. Lezhjanët do të militojnë për të 14-in vit radhazi në Kategorinë e Parë. Dilema ka nga stoli e deri tek organika, megjithatë në vazhdim do të ketë zhvillime për stafin e ri teknik apo për largime e ndonjë prurje të bujshme.

Teuta-Beselidhja LOGO

Qetësia e ka mbërthyer klubin, por një është e qartë: Do të formohet e një skuadër që të pretendojë ngjitjen në elitë. Ndryshe nga sa kemi parë këto vitet e fundit, sezonin e ri Kategoria e Parë do ta nisë kampionatin me një grup, çka e bën shumë më të vështirë luftën për kreun, ndaj edhe Gjok Noka po tregohet i matur me hyrje-daljet.

PRENG GJIKOLA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"