Klubi i Kategorisë së Parë merkato në Poloni, pranë firmos me futbollistin japonez

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2021 | 17:04

Klubi i Kategorisë së Parë merkato në Poloni, pranë firmos me futbollistin japonez

Merkatoja e klubit cërrikas po evulon shumë këto ditë, teksa skuadra po përforcohet në çdo sektor. Afrimi i ri i Turbinës është i huaj dhe pikërisht nga kontinenti aziatik. Bëhet fjalë për një mesfushorë të majtë, 22 vjeç, që ka luajtur sezonin e kaluar në Poloni.

12

“Panorama Sport” zbulon se japonezi Toa Sugahara ka rënë dakord me drejtuesit dhe pritet t’i bashkohet ekipit në ditët në vijim. Mësohet se Sugahara është një lojtar i shpejtë dhe teknik, teksa besohet se do t’i bëjë shumë punë cërrikasve. Ardhja e tij do ta bëjë edhe më të fortë mesfushën, duke rritur konkurencën në këtë repart. Është hera e parë që në skuadrën e Turbinës do të ketë një futbollist nga Azia.

1f23054e09c7baefb53692ae42311636

Ky përforcim nuk do të jetë i fundit, pasi pritet të vijë dhe një sulmues brazilian. Gjithashtu, klubi është duke negociuar dhe me lojtarë nga Kategoria e Parë, por edhe ekipe nga Superliga. Merkatoja e Turbinës pritet të shoqërohet me surpriza, të paktën kështu kanë premtuar drejtuesit. PFutbollistë me emër pritet të mbërrijnë shumë shpejt në Cërrik.

MARIGLEN MIRAKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"