Klubi i Kategorisë së Parë me projektin gati, shumë shpejt një kompleks i ri stërvitor

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2020 | 12:01

Klubi i Kategorisë së Parë me projektin gati, shumë shpejt një kompleks i ri stërvitor

Pasi një pjesë e ekipeve të Superores dhe Kategorisë së Parë luajtën miqësore në mesjavë, edhe drejtuesit e Devollit po negociojnë për të luajtur një takim testues me ndonjë nga ekipet e prefekturës.DEVOLLII

Trajneri Fetollari në këtë mënyrë do të shihte më mirë se ku ka arritur ekipi me përgatitjet. Nëse nuk gjendet asnjë kundërshtar për miqësore, atëherë stafi teknik do të vazhdojë me takimin brenda familjes.

Futbollistët po ambientohen me stërvitjen që zhvillojnë në aneksin e fshatit Vishoticë, ndërkohë klubi synon të ndërtojë një kompleks stërvitor në periferi të qytetit, që të ulë shpenzimet e transportit. Në këtë kompleks, përveç ekipit të parë, do të stërviten edhe 17- vjeçarët dhe 19-vjeçarët e Devollit.

Thanas Gjata

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"