Klubi i Kategorisë së Parë lëviz në merkato, merr ish-lojtarin e Luftëtarit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 16, 2021 | 13:07

Klubi i Kategorisë së Parë lëviz në merkato, merr ish-lojtarin e Luftëtarit

Erzeni merr Amer Dukën. Mbrojtësi është bërë zyrtarisht pjesë e shijakasve, duke u vënë nën urdhrat e Dorian Bubeqit. Lojtari që pjesën e parë të sezonit luante te Skënderbeu, është afrimi numër 3 për këtë merkato. E megjithatë, përforcimet nuk do të mbyllen këtu.

amer duka

Në klub kanë planifikuar edhe një tjetër. Kërkesat e stafit teknik janë për një sulmues, ndaj vështrimi është hedhur në Afrikë. Është vetë administratori Altin Keçi që sqaron për gazetën planin për afrimet:

“Pas Amer Dukës, jemi në merkato edhe për një sulmues. Bëhet fjalë për një lojtar nga Gana. Bisedimet kanë ecur në rrugën e duhur, por tani pritet vetëm përgjigjja. Shpresohet shumë që të vijë një ‘po’”.

ERALD DERVISHI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"