Klubi i Kategorisë së Parë kalon duart e privatit, drejtimin e skuadrës pritet ta marrë ish-trajneri i Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2020 | 14:29

Klubi i Kategorisë së Parë kalon duart e privatit, drejtimin e skuadrës pritet ta marrë ish-trajneri i Tiranës

Egnatia do të ketë një organizim ndryshe për sezonin e ardhshëm, pasi tashmë ka kaluar në duart e dy kompanive private, që kanë marrë shumicën e aksioneve, ndërsa bashkia e qytetit ka mbajtur 25% të aksioneve. Pronarët e rinj të klubit rrogozhinas janë italiani Luka Folia, që është aksioner i firmës “Foglia Engineering Srl”, bashkë me shqiptarin Ardit Demrozi, i cili menaxhon firmën “Demrozi Construzioni Srl”.

egnatia

Ata kanë vetëm pak kohë që kanë marrë në administrim skuadrën dhe kanë plane të mëdha për Egnatian, që do t’i zbulojnë shumë shpejt, siç bën të ditur për gazetën administratori i klubit rrogozhinas, Olsi Dranga.

Së pari, pritet që tek Egnatia të zyrtarizohet trajneri i ri, ku kandidatura kryesore është ajo e Gugash Maganit, një trajner me shumë përvojë edhe në elitën e futbollit shqiptar. Parashikohet që të rinovojnë një pjesë e mirë e lojtarëve të sezonit të fundit dhe të bëhen edhe disa afrime cilësore, madje edhe nga Superiorja. Egnatia ka nevojë për të paktën një sulmues goli, mungesën e të cilit e vuajti shumë sezonin që lamë pas.

ALDO BUZI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"