Klubi i Kategorisë së Parë gradon kapiten talentin 19-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2021 | 14:28

Klubi i Kategorisë së Parë gradon kapiten talentin 19-vjeçar

Të enjten cërrikasit kanë piketuar formacionin e mundshëm për Flamurtarin, takimin e parë për fazën e dytë. Shiritin e kapitenit do ta mbajë 19-vjeçari Vokli Laroshi.

Laroshi kapiten

Forma e mirë e portierit ka bërë që krerët e klubit të “gradojnë” këtë të fundit. Ky është një vlerësim i madh për Laroshin, që mbron edhe katërkëndorin e Shpresave të Shqipërisë.

laroshi

Edhe pse vetëm 19 vjeç, “gardiani” do të ketë një përgjegjësi të madhe. Por kjo nuk e shqetëson aspak portierin me të ardhme, pasi ai është gati më shumë se kurrë ta përballojë këtë sfidë.

VOKLI LAROSHI

Numri një i portës cërrikase Vokli Laroshi ka pasur ndërkohë shumë oferta nga të tjera klube, por ka vendosur të qëndrojë deri në fund të sezonit me Turbinën. Në takimin e së shtunës përballë vlonjatëve, portieri i cërrikasve do të kërkojë të debutojë si kapiten me një fitore të bukur.

MARIGLEN MIRAKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"