Klubi i Kategorisë së Parë godet në merkato, zyrtarizon një mbrojtës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 4, 2021 | 11:36

Klubi i Kategorisë së Parë godet në merkato, zyrtarizon një mbrojtës

Burreli ka bërë goditjen e parë në merkato, duke afruar qendërmbrojtësin Ardian Shaljani, i cili pritet të blindojë kështu repartin difensiv. Matjanët e Samuel Nikajt, janë ndër pretendentët e  Grupit A të Kategorisë së Parë, që kryesohet nga Dinamo.

Shaljani

Për sa i përket Shaljanit, ai në të kaluarën është aktivizuar me Besën e Kavajës në Shqipëri dhe me Ferizajn në kampionatin kosovar. Lajmi është konfirmuar nga faqja e Burrelit në rrjetet sociale, teksa në ditët e ardhshme priten zhvillime të tjera në merkato. Kujtojmë që Kategoria e Parë do të rikthehet në fundjavën e 16 janarit.

NJOFTIMI I BURRELIT:

Zyrtare: Afrimi i pare i merkatos se Dimrit mban e emrin e ish-lojtarit te Beses dhe Ferizajt Ardian Shaljani . Pozicioni : Mbrojtes Qendror Mire se erdhe Ardian te Mbreteroret

Burreli mbrojtesi

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"