Klubi i Kategorisë së Parë do një “bomber”, kërkimet përqendrohen në elitë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2022 | 11:19

Klubi i Kategorisë së Parë do një “bomber”, kërkimet përqendrohen në elitë

Pas fundjavës pushim, Turbina sot do t’u rikthehet përgatitjeve. Skuadra do të zhvendosen në Cërrik.

Turbina

Për gati 10 ditë do të zhvillojë fazën përgatitore në kushte shtëpie. Futbollistët “jabanxhinj” bashkë me trajnerin do të akomodohen në rezidencën e re të klubit. Skuadra do të marrë ngarkesa maksimale, por pas nuk do të mbeten as miqësoret.

Janë marrë të gjitha masat për të nisur një fazë përgatitore cilësore nga ana e krerëve të klubit, të cilët po angazhohen maksimalisht që skuadrës mos t’i mungojë asgjë. Për sa i përket merkatos verore, ajo po vazhdon nga ana e drejtuesve, që janë duke kompletuar ekipin.

Për portën është afruar holandezi Vald Brand, që është pëlqyer nga stafi.

Ende nuk është dhënë OK-i përfundimtar, por gjasat janë që të qëndrojë. Pritet të vijnë dy mbrojtës, një qendre dhe një i majtë.

Mesfusha është super momentalisht, madje është shtuar konkurrenca për një vend titullari. Problem është edhe sulmi, ndaj drejtuesit kërkojnë një “bomber” që të njohë portat kundërshtare ashtu si duhet. Po shikohet nga Superiorja dhe alternativat nuk mungojnë.

Në ditët në vijim do të zbulohet edhe emri i sulmuesit. Turbinës i duhet një i tillë dhe me përvojë të madhe. Një mundësi është edhe huazimi.

MARIGLEN MIRAKA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"