Klubi i Kategorisë së Parë bën edhe 2 goditje, i beson shiritin e kapitenit futbollistit… 20-vjeçar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2020 | 11:19

Klubi i Kategorisë së Parë bën edhe 2 goditje, i beson shiritin e kapitenit futbollistit… 20-vjeçar

Zhvillime interesante te Tomori gjatë së enjtes. Ekipi beratas është përforcuar edhe me dy lojtarë të tjerë, Erald Hysenin dhe Florjan Dacin. Janë dy rikthime në Berat, në fakt.

Tomori

Trajneri Bledar Sinella “blindon” kështu mbrojtjen dhe mesfushën me këta dy lojtarë dhe është plotësisht gati për sezonin e ri. Më parë ka ardhur në Berat thuajse një skuadër e tërë, ndërkohë që vendin e trajnerit Mile e mori Sinella.

HYSENI – Mesfushori Erald Hyseni kthehet te Tomori pas përvojës me Luftëtarin në Superiore. Ai ka shkëputur marrëdhëniet me ekipin gjirokastrit dhe është kthyer tek ekipi ku u rrit.

hYSENI5

Beratasi 20-vjeçar, sipas drejtuesve të klubit, është zyrtarisht pjesë e Tomorit dhe prezantimi i tij pritet të bëhet sot. Hyseni madje është graduar edhe kapiten i skuadrës për sezonin e ri. Falë kualitetit dhe përvojës së tij, edhe pse shumë i ri në moshë, ai pritet të jetë nja pikë kyçe.

DACI – Beratasit ishin prej dy javësh në kërkim të një mbrojtësi me peshë, pasi miqësoret treguan se një lojtar i tillë është i domosdoshëm. Trajneri Sinella tashmë e ka gjetur këtë lojtar ose më saktë e ka rigjetur, sepse e kishte në ekip edhe para pak javësh. Florjan Daci është rikthyer te Tomori, duke i dhënë garanci prapavijës së tij. Në një prononcim për “Panorama Sport”, ai u shpreh: “Jam shumë i lumtur për këtë rikthim, për të cilin dua të falënderoj donatorin Gramoz Toto.

dACI

Tomorin e kam konsideruar si shtëpinë time të dytë, ndaj do të punoj me dyfishin e mundësive të mia për ta shpërblyer besimin e drejtuesve dhe tifozërisë për këtë mundësi të dytë”. Daci u largua nga Tomori pas miqësores ndaj Orikut, ku debatoi me gjyqtarin dhe u ndëshkua me të kuq. Stafi e pezulloi lojtarin, i cili më pas kërkoi falje dhe për këtë arsye, por duke ditur edhe nivelin e tij, drejtuesit vendosën për rikthimin e Dacit.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"