Klubi i Kategorisë së Dytë si Sëlltiku, uniformat e re njësoj me të skocezëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 31, 2020 | 10:56

Klubi i Kategorisë së Dytë si Sëlltiku, uniformat e re njësoj me të skocezëve

Librazhdasit janë duke u dhënë fund përgatitjeve për nisjen e kampionatit. Stafi teknik dhe futbollistët janë mbledhur në ambientet e stadiumit, duke bërë edhe foton zyrtare të ekipit të sezonit të ri. Janë prezantuar edhe uniformat e reja, që ngjajnë me ato të ekipit skocez të Sëlltikut, me vija të bardha dhe jeshile.

Sopoti

Klubi ka bërë federimet dhe bie në sy se ditët e fundit është afruar edhe portieri i ri nga Elbasani, Igli Harja, vetëm 19 vjeç, si dhe ish-kapiteni i Domosdovës, Erjon Duka.

Në një prononcim për “Panorama Sport”, ish-lojtari i njohur i Sopotit, Shkëlqim Hajdari, aktualisht ndihmëstrajner, thekson: “Jemi përgatitur në të gjitha drejtimet, ndoshta si asnjë ekip tjetër në kategorinë tonë. Nëse lojtarët japin atë që kanë treguar në stërvitje, nuk e diskutojmë suksesin. Kemi si objektiv fillestar të ecim sa më mirë në javët e para, por duam të kapim dy vendet e para. Do të hedhim çdo hap me kujdes për ngjitjen në Kategorinë e Parë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"