Klubi i Kategorisë së Dytë me objektiva madhore, tifozët mbushin stadiumin në ndeshjen miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2020 | 21:36

Klubi i Kategorisë së Dytë me objektiva madhore, tifozët mbushin stadiumin në ndeshjen miqësore

Shkumbini ka bërë ndryshime rrënjësore, duke ndërtuar një ekip me lojtarë cilësorë dhe me objektiv rikthimin në të Parën. Pas përjashtimit, drejtuesit e klubit peqinas ishin të detyruar të rinisnin thuajse gjithçka nga e para. Sigurimi i anës financiare ka bërë që të afrohen futbollistë cilësorë, si Broshka, Ukaj, Ferhati, Mici, Bërdufi, Lamçja, pa harruar kapitenin Ramazani, Sulkjen dhe portieri Ajazi. 

shkumbini

Klubi ka gjetur mbështetjen e një donatori italian dhe kjo ka bërë që të operojë i qetë në merkato. Ka ndryshuar edhe stafi teknik, teksa trajner është emëruar Lorenc Pashja dhe ndihmësi i tij Arvist Gjata. Ky riorganizim ka ngrohur edhe tifozët peqinas, te cilët janë afruar me skuadrën, teksa shpresojnë te rikthimi sa më shpejtë në Kategorinë e Parë dhe pse jo në elitë.

Në sfidën e sotme ndaj Lushnjës, që përfundoi në barazim 1-1, pati një interes të lartë nga ana e sportdashësve peqinas, që pavarësisht situatës jo normale prej COVID-it, nuk nguruar ta mbushnin plot tribunë qendrore të stadiumit, si dhe një prej tribunave anësore. Edhe pse bëhej fjalë për një ndeshje miqësore, numri në shkallët e stadiumit ishte i konsiderushëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"