Klubi i Kategorisë së Dytë “i blinduar”, 6 afrime cilësore në merkato

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2020 | 16:52

Klubi i Kategorisë së Dytë “i blinduar”, 6 afrime cilësore në merkato

Në ndryshim të plotë me dy sezonet e fundit, kuçovarët duken më të kompletuar dhe synojnë kthimin në të Parën. Këto vitet e fundit Naftëtari ka pasur pretendime modeste, por për sezonin e ri ambiciet janë më të mëdha.

Naftetari

Drejtuesit kanë mbajtur të paprekur grupin dhe kanë bërë gjashtë afrime cilësore, që për një skuadër të Kategorisë së Dytë nuk janë pak. Janë lojtarë me përvojë, si Baba, Daullxhiu, Kopaçi, Kajo, Koroveshi dhe Vrapi, të cilët e kanë “blinduar” grupin. Me ardhjen e tyre pritshmëritë janë të mëdha. Në Kuçovë besojnë se ka ardhur momenti që Naftëtari të kthehet në të Parën.

ARBEN ÇEPANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"