Klubi i Kategorisë së Dytë godet në merkato, arrin akordin me… Çelhakën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2022 | 14:40

Klubi i Kategorisë së Dytë godet në merkato, arrin akordin me… Çelhakën

AF Elbasani ka arritur akordin me mesfushorin kavajas Alked Çelhaka.

alked celhaka

Sezonin e fundit ai ishte pjesë e Flamurtarit të Vlorës, ndërsa më herët ka milituar në ekipet e Egnatias, Besës, Tiranës dhe Laçit.

Me një eksperiencë të madhe mbi supe, 28-vjeçari pritet të për forcojë ndjeshëm skuadrën e drejtuar Stojkut, i cili tanimë do të ketë më shumë mundësi zgjedhjeje në formacion.

Përpos Çelhakës, me verdhbelutë është afruar edhe sulmuesi Arsen Lleshi, i cili më herët ka milituar në radhët e KF Elbasanit.

Pranë marrëveshjes, elbasanasit janë edhe me sulmuesin tjetër, Albi Gjolena, i cili gjithashtu ka milituar në radhët e KF Elbasanit.

Ai ka dalë në stërvitje me ekipin dhe mbetet për t’u parë nëse do të arrihet një marrëveshje midis palëve apo jo.

Me pak fjalë, AF Elbasani duket i “blinduar” në të gjitha repartet para startit.

VLADIMIR MEMA – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"