Klubi hap dyert, kërkohet mbështetja e tifozëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 18, 2017 | 15:37

Klubi hap dyert, kërkohet mbështetja e tifozëve

Nën drejtimin e trajnerit Magani, skuadra e Teutës ka vazhduar me ritëm të lartë dje përgatitjet për ndeshjen e radhës që do të luajë në shtëpi ndaj Vllaznisë. Duke qenë se bëhet fjalë për një takim delikat dhe vendimtar në garën për mbijetesë, drejtuesit e klubit kanë ftuar tifozët që të jenë në masë të madhe në mbështetje të ekipit të tyre.

Teuta-Skenderbeu

Për këtë arsye, ata kanë vendosur të hapin dyert e stadiumit, në mënyrë që tifozët të jenë në ndihmë të ekipit dhe të arrihet një fitore. Nga ana tjetër, trajneri Magani ka kërkuar nga lojtarët e tij të jenë të përqendruar dhe të marrim fitoren me çdo kusht.

Rustem Hoxha

Deklarata – Në një prononcim për “Panorama Sport”, Rustem Hoxha e ka vlerësuar takimin me shkodranët, duke thënë se ajo mund të vendosë fatin e skuadrës për mbijetesë. “Ftoj të gjithë tifozët e Teutës që të përkrahin skuadrën e qytetit të tyre.

Është një ndeshje, e cila për ne ka rëndësi dhe si të tillë duhet ta shohin dhe tifozët tanë që të na mbështesin gjatë zhvillimit të kësaj sfide. Duhet që t’i kemi pranë dhe të ndihet forca reale që tifozeria ka në një ndeshje futbolli. Është një ndeshje në të cilën do të vendoset nëse do të luajmë sezonin e ardhshëm në Superiore apo jo.

rustem hoxha

Të them të drejtën, nuk e prisnim një ecuri të tillë. Duhet të fitojmë dhe të mos rrezikojnë ndeshjen e fundit ndaj Laçit. Nuk duhet ta ndërlikojmë situatën në një moment që e kemi vetë në dorë gjithçka. Të gjithë ne futbollistët jemi të karikuar dhe po stërvitemi për të dalë me sukses nga fusha e blertë”, ka mbyllur Hoxha.

Trajneri Magani aktualisht është duke menduar edhe për formacionin bazë me të cilin do të luajë nga minuta e parë në këtë ndeshje. Durrsakët do të kërkojnë të shënojnë që në fillim të takimit, në mënyrë që të menaxhojnë më pas takimin.

JETON REXHMATI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"