Klubi gjerman vendos për Halandin, buzëqesh Reali. Zbulohet dilema e Perezit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2021 | 23:42


Klubi gjerman vendos për Halandin, buzëqesh Reali. Zbulohet dilema e Perezit

Pakti i heshtur që ka Bajerni i Mynihut me Borusian e Dortmundit për të mos marrë yjet e skuadrës favorizon Realin e Madridit. Në garën për të fituar shërbimet e Erling Haland, skuadra madrilene ka një rival më pak.

haland

Është shumë e rëndësishme që Bajerni ka dalë nga gara në këtë pikë, por ende nuk dihet nëse mesfushori norvegjez do të përfundojë te Reali i Madridit. “Haland është shumë mirë te Dortmundi dhe ne nuk kemi ndërmend që ta afrojmë për aq kohë sa kemi Levandovskin”, kanë thënë drejtuesit e skuadrës bavareze.

Prej kohësh, skuadra e Realit është duke ndjekur me vëmendje të gjitha lëvizjet për sulmuesin e Dortmundit, i cili është konfirmuar një lojtar i madh si në kampionatin gjerman ashtu edhe në Champions. Florentino Perez është i pavendosur nëse duhet të transferojë atë apo Mbapenë. Të dy janë yjet e së ardhmes dhe në Madrid kanë nevojë për një “Galaktik” për të nisur një projekt të ri dhe ambicioz.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/