Klubi e nxjerr në shitje, Kukësi rezulton të humbasë yllin aktual të skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 1, 2020 | 23:20

Klubi e nxjerr në shitje, Kukësi rezulton të humbasë yllin aktual të skuadrës

Kristal Abazaj është duke kaluar një moment mjaft të mirë me Kukësit, teksa në 15 sfida, ka arritur të realizojë 4 gola dhe 6 asiste. Futbollisti është në pronësi të klubit belg të Anderlehtit, ndërkohë që luan si i huazuar te skuadra verilindore.

Abazaj goli Kukesi

Së fundmi në mediat belge, është duke qarkulluar një lajm për sa i përket të ardhmes së shqiptarit, teksa drejtuesit e Anderlehtit kanë menduar ta nxjerrin në shitje shqiptarin. Një lajm aspak i mirë për Kuksin, teksa në rast të një oferte, rrezikon të humbasë një nga futbollistët më të mirë të momentit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"