Klubi e censuron, Klop sherr me Geri Nevil: Ti shkon ku ka… para

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2021 | 21:59

Klubi e censuron, Klop sherr me Geri Nevil: Ti shkon ku ka… para

Jyrgen Klop është deri tani zëri më radikal nga trajnerët kundër Super Ligës Europiane dhe ai ka marrë edhe koston e futjes në telashe me klubin e tij. Shumë prej fjalëve të tij kundër projektit të ri të futbollit europian u censuruan nga vetë faqja “online” e klubit, por tekniku i Liverpulit është i vendosur deri në fund për ta kundërshtuar këtë organizim të ri që sipas tij bie ndesh me vlerat e sportivitetit.

KLOP NEVILLE

Por, gjermani ka pasur edhe një debat të ashpër me analistin e “Sky Sport” Geri Nevil, i cili kritikoi Liverpulin për përdhosjen e motos së klubit “Ti nuk do të ecësh kurrë i vetëm”. “Geri flet për ‘You’ll Never Walk Alone’ që për të qenë të sinqertë, i duhet ndaluar.

Ne te Liverpuli kemi shumë të drejta për ta kënduar atë himn, është i yni, jo i tiji dhe ai nuk e kupton. Nuk dua që të thuhen gjëra të tilla sepse nuk janë të drejta. Do të më pëlqente që ai të ishte në një situatë të ndryshme, ku jo gjithnjë ka më shumë para. Ishte te Junajtidi, ku kishte më shumë para dhe tani është te ‘Sky’, ku ka më shumë para. Të mos harrojmë se ne nuk kemi të bëjmë fare me këtë gjë. Jemi në të njëjtën situatë si ju dhe për më tepër duhet të luajmë futboll”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"