Klubet shqiptare bënë historinë, reagon Taulant Balla: Ditë e bukur për futbollin tonë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2020 | 22:20

Klubet shqiptare bënë historinë, reagon Taulant Balla: Ditë e bukur për futbollin tonë…

Kualifikimet historike të 3 skuadrave të Kategorisë Superiore, Kukësit, Teutës dhe Laçit, të cilat kaluan në raundin e dytë të Ligës së Europës, entuziazmuan edhe Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Balla

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Facebook”, Balla, e ka cilësuar ditën e sotme si një ditë të bukur për futbollin shqiptar.

POSTIMI I BALLËS: 

Ditë e bukur për futbollin shqiptar Kukësi, Teuta dhe Laçi, bashkë edhe me Tiranën në turin tjetër të UEFA League. Bravo ekipet kuq e zi!

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"