Klubet pronë e bashkive, ja gjendja aktuale në futbollin shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 26, 2018 | 20:45

Klubet pronë e bashkive, ja gjendja aktuale në futbollin shqiptar

Shumica e klubeve në futbollin shqiptar janë pronë e bashkive. Institucionet e qeverisjes vendore i mbajnë me të gjitha mënyrat klubet e futbollit, duke mos preferuar që t’i privatizojnë. Ato shfrytëzohen si mundësi shumë e mirë punësimi, ndërsa nuk mendohet asnjëherë që të konceptohet për të nxjerrë të ardhura prej tyre. Në këtë mënyrë, kryebashkiakët në shumë raste i kalojnë kufijtë dhe bëhen pjesë e akteve të dhunshme, duke qenë vetë protagonist apo edhe duke i nxitur ato.

voltana-ademi-bashkia-shkoder-470x308

Gjatë viteve të fundit, janë të shumta raste kur kryebashkiakët janë bërë objekt i sulmeve të ndryshme. Lushnja është rasti kur një klub i bashkisë është shumë e vështirë që të mbijetojë në Kategorinë Superiore. Ndërsa, në Kategorinë e Parë, situata është edhe më alarmante. Shumica e klubeve janë nën administrimin total të bashkive dhe drejtuesit e tyre bëjnë gjithçka për t’i mbajtur në kategori.

Ata nuk preferojnë që klubet të privatizohen. Në disa raste, kryebashkiakët kanë qenë protagonistë kryesorë në dhunën e ushtruar në fushën e blertë ndaj lojtarëve, gjyqtarëve apo trajnerëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"