Klubet kosovare u ankuan për mungesë mbështetje, Federata publikon listën: Ju kemi shpërndarë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Tetor 30, 2020 | 13:27


 Klubet kosovare u ankuan për mungesë mbështetje, Federata publikon listën: Ju kemi shpërndarë…

Federata Kosovare e Futbollit, ka reaguar në lidhje me disa deklarata nga drejtuesit e klubeve kosovare, se ata nuk kanë marrë ndihmë financiare gjatë kohës së pandemisë.

stadiumi-fadilvokrri-ffk1

Federata nëpërmjet një sqarimi, bën me dije se të gjithë klubet janë ndihmuar financiarisht, teksa kanë publikuar edhe dokumentin me tabelën e mjeteve të ndara për klubet e Superligës në fillim të sezonit të ri.

Deklarata e FFK:

Federata e Futbollit e Kosovës sqaron opinionin lidhur me pohimet e pavërteta të disa drejtuesve të klubeve në media për kinse mos përkrahje financiare nga ana e federatës gjatë kohës së pandemisë Covid-19.

FFK është e vetëdijshme se kjo pandemi ka shkaktuar krizë të thellë në ekonominë globale dhe natyrshëm kjo ka prekur edhe ekonominë e vendit, e më këtë edhe ata që janë investitorë në klubet tona.

Pikërisht për këtë arsye, FFK që nga fillimi i pandemisë u ka dalë në mbështetje klubeve me fondet e saj që i ka akumuluar nga sponsorët dhe të hyrat tjera, me qëllim që t’u lehtësohet zhvillimi i aktiviteteve.

Një praktikë të tillë të përkrahjes FFK e ka vazhduar edhe në edicionin e ri të garave, ku në fillim të shtatorit klubet janë ndihmuar me mjete financiare. Prandaj, drejtuesit e klubeve duhet të jenë të kujdesshëm për atë çfarë deklarojnë në media dhe të mos e ‘ushqejnë’ opinionin me dezinformata.

Njëherësh, të gjithë duhet ta kenë të qartë se Federata nuk mund t’ua mbulojë klubeve pagat e stafeve, por thjesht do të jetë e gatshme përherë të ndihmojë me aq mjete sa ka mundësi dhe për aq kohë sa nuk i rrezikohen projektet e saj.

Po ashtu, rikujtojmë se klubet nuk paguajnë as koutizim, as gjyqtarët dhe nuk kanë asnjë shpenzim tjetër ndaj federatës, përveç dënimeve që mund t’u shqiptohen për shkelje eventuale gjatë ecurisë së garave.

Më poshtë gjeni tabelën e mjeteve të ndara për klubet e Superligës në fillim të edicionit të ri:

123137540_1531036990416424_1596525826593906230_n

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com