Klubet gjermane krijojnë një fond 20 milionë euro, zbulohet qëllimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2020 | 16:37

Klubet gjermane krijojnë një fond 20 milionë euro, zbulohet qëllimi

4 ekipet gjermane që marrin pjesë në Champions League kanë vendosur të krijojnë një fond prej 20 milionë euro, për të shpëtuar nga falimentimi klubet e dy kategorive kryesore në vend.

bajerni

Konkretisht bëhet fjalë për Bajernin e Mynihut, Borusia Dortmundin, Lajpcing dhe Bajern Leverkusen, ndërsa këto para pritet të përdoren për klubet që mund të rrezikojnë falimentin për shkak të pezullimit të futbollit.

dortmund

Mënyra se si këto para do të ndahen akoma nuk është vendosur, ndërkohë është bërë i ditur burimi i tyre. 12.5 milionë euro vijnë nga të drejtat televizive kombëtare të 4 klubeve dhe 7.5 milionë do të jepen nga buxheti i tyre.

LAJPCIG

“Jemi të përgatitur për të ndihmuar klubet e tjera profesioniste, në rast se do të duhej të zbusnim efektet ekonomike të pandemisë,” u shpreh CEO-ja Dortmundit, Hans-Joakim Uatzke.

leverkusen

 

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"